Vendet e NATO-s kanë nisur një operacion të ri që synon rritjen e mbikëqyrjes dhe shfaqjen e një pranie më të fortë në Detin Baltik. Shkak është shtimi i rasteve të dëmtimeve të infrastrukturës nënujore në rajon.
Shtetet anëtare të NATO-s po marrin pjesë në një mision të ri, i cili ka qëllim të rrisë mbikëqyrjen dhe të shfaqë një prani më të fortë në Detin Baltik.
Anija ushtarake gjermane “Roja e Baltikut” me ekuipazhin e saj prej 60 vetësh do të patrullojë në Detin Baltik gjatë 8 javëve të ardhshme.
Që prej vitit 2023 infrastruktura nënujore në rajon, si ajo e telekomunikacionit, elektricitetit dhe linjat e karburantit në Detin Baltik janë “ndërprerë”. Në shumicën e rasteve kryesisht nga anije tregtare që vinin nga Rusia.
Nuk është ende e qartë nëse këto kanë qenë veprime të qëllimshme sabotazhi apo kanë ardhur si pasojë e neglizhencës. Por vendet e NATO-s duan ta mbikëqyrin më shumë rajonin.
