Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka prezantuar sot drejtorin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Eduart Merkaj. Gjatë fjalës së saj, Koçiu theksoi rëndësinë e kësaj agjencie në garantimin e integritetit, etikës dhe profesionalizmit të punonjësve të institucioneve që ajo mbikëqyr. Ajo theksoi se çdo shqetësim apo ankesë e qytetarëve duhet të trajtohet me prioritet dhe me përgjegjësi të plotë, duke siguruar se qytetarët do të kenë një njësi mbikëqyrëse të paanshme dhe profesionale.
Eduart Merkaj ka një eksperiencë të gjerë në strukturat ligjzbatuese dhe të sigurisë kombëtare. Para këtij emërimi, ai ka shërbyer si drejtor i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit. Merkaj ka mbajtur poste të rëndësishme edhe në Policinë Kriminale, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH), si dhe në struktura të specializuara të hetimit të korrupsionit. Ky përvojë i jep atij një bazë të fortë për të drejtuar AMP-në dhe për të përmbushur misionin e saj.
