Ministria e Shëndetësisë përcakton tarifat për shërbimet mjekësore ndaj pushuesve të huaj

Data

Për herë të parë, pushuesit e huaj që kërkojnë ndihmë pranë qendrave shëndetësore sezonale në Shqipëri do të përfitojnë shërbime mjekësore kundrejt pagesës. Masa zbatohet në qendrat shëndetësore të ngritura përgjatë vijës bregdetare, në zonat turistike malore dhe në qytetet historike.

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar listën e tarifave për shërbimet që ofrohen, ku përfshihen vizitat mjekësore, analizat laboratorike, injeksionet dhe procedura të tjera shëndetësore.

Sipas rregullave të përcaktuara, tarifat aplikohen për personat që nuk janë rezidentë në Shqipëri dhe nuk disponojnë dokument identifikimi shqiptar. Në këtë kategori përfshihen edhe shtetas shqiptarë që paraqiten për shërbim me pasaportë të huaj.

Për qytetarët e vendeve me të cilat Shqipëria ka marrëveshje për sigurimet shoqërore, si Belgjika, Luksemburgu, Kroacia, Turqia dhe Gjermania, pagesa kryhet fillimisht në Shqipëri, ndërsa më pas mund të rimbursohet në përputhje me procedurat e parashikuara në vendin e tyre.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, skema e re ka nisur të zbatohet gjatë këtij sezoni turistik, ndërsa të ardhurat e siguruara nga këto shërbime pritet të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve në qendrat shëndetësore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related