Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

Data

Në kulmin e fushatës elektorale, ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku lajmëroi shpalljen e fituesit për Milot–Balldren “brenda 2-3 ditësh”, por pas 3 muajsh tenderi u anulua. Projekti i nyjes strategjike të “Korridorit Blu” mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite.

 

 

Më 15 prill 2025, në kulmin e fushatës elektorale, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi publikisht: “Në dy-tre ditët në vazhdim, ne do të shpallim konsorciumin fitues për sa i përket Milot–Balldren”.

Fakti

As pas dy ditësh, as pas dy javësh, nuk u shpall asnjë fitues. Përkundrazi, në mesin e muajit korrik, Ministria e Infrastrukturës njoftoi zyrtarisht anulimin e procedurës për koncesionimin e segmentit rrugor Milot–Balldren, me argumentin se “asnjë nga ofertat e paraqitura nuk ishte e përshtatshme”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related