Meta: Rama ka mbushur autobusë me patronazhistë për në Greqi! S’bashkëpunoj më me ‘Esat Pashën’

Data

Në 12 maj, ditën kur është arrestuar Fredi Beleri, kryeministri Edi Rama do të mbajë një takim me emigrantët në Greqi. Mirëpo, për presidentin e Lirisë, Ilir Meta kuy nuk është një takim me emigrantët e vërtetë, por me patronazhistë që po i merr nga Shqipëria drejt Athinës.

“Ka mbushur autobusë me patronazhistë, po transporton shqiptarë në Greqi, SPAK nuk thirr as Ramës dhe as drejtoreshën e AKSHI”, tha Meta.

Meta tha se nuk do të bashkëpunonte kurrë për Edi Ramën, që e quajti si Esat Pashën.

“Ilir Meta kurrë më me Esat Pashët e Shqipërisë”, shtoi ai.

Sa i përket socialistëve që kanë paralizuar në SPAK, për Metën, nuk i bëjnë aspak përshtypje.

“Edi Rama dhe Zahon e vogël e sakrifikon për pushtetin e vet”, përfundoi Meta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related