Presidenti i PL-së, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se sezonin e ri universitar Qeveria Rama e ka nisur me një “dhuratë poshtëruese” duke bërë gati një ligj që poshtëron botën akademike dhe shkencore në vend.
Meta shprehet se në krye të shkencës do të jetë vetë ai që “shkatërroi çdo institucion kërkimor dhe shkencor, që shkatërroi lirinë akademike dhe autonominë universitare, që bën fushata intimiduese ndaj pedagogëve që kërkojnë të drejtat e tyre, që e ka çuar nivelin e buxhetimit për Arsimin më pak se gjysma e vendeve fqinje, që e rriti analfabetizmin funksional dhe ka gati zero fonde për kërkimin shkencor”.
Reagimi i Metës:
Sezonin e ri universitar Qeveria e nis me një “dhuratë poshtëruese” duke bërë gati një ligj që poshtëron botën akademike dhe shkencore në vend.
