Meta përjashton Braimllari nga PL, del si këshilltar i pavarur në Këshillin Bashkiak të Tiranës

Data

Ilir Meta ka përjashtuar nga Partia e Lirisë ish-deputetin Endrit Braimllari.

Vendimi është marrë më 1 Tetor nga Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë. Kjo gjë bëhet me dije nga vetën Braimllari përmes një shkrese depozituar në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Nisur nga vendimi i mësipërm, Braimllari i i ka kërkuar Romina Kukos largimin nga posti i kryetarit të grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe daljen si një këshilltar i pavarur.

Vlen të theksohet fakti se Endrit Braimllari, i konsideruar si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Monika Kryemadhit, ka patur përplasje të forta me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.

Pas përplasjeve, më 16 Prill të këtij viti, Endrit Braimllari dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Partisë së Lirisë dhe tashmë përjashtohet përfundimisht nga partia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related