Rreth orës 00:10 të ditës së sotme, një kabinë elektrike në rrugën e “Kavajës” ka shpërthyer në flakë, dhe si pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar viktimën.
