Media greke: Radhët në Kakavijë i zgjidh vetëm anëtarësimi i Shqipërisë në BE

Data

Media greke Epimenoume.gr shkruan se sërish në këto ditë të festave të fundvitit, personat që lëvizin në të dyja anët e kufirit në Kakavijë, po përballen me rradhë pritje në sportelet e dokumentave në tokën greke.

Në shkrim theksohet se kjo situatë zgjidhet vetëm me anëtarësimin e Shqipërisë në BE ndërsa artikulli shoqërohet me foto ta radhëve të makinave në doganën greke të Kakavijës.

34 vite e njëjta rradhë, i njëjti fenomen në doganën e Kakavijës. E njëjta rrëmujë dhe radhë për grekët dhe shqiptarët.

Teksa po kthehen për disa ditë, për pushime, për të kaluar bukur në vendet e tyre Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, shajnë në pikën kufitare. Punonjësit e palës greke i shqetësojnë më shumë me pritjen në sportele.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related