Në prag të protestës së thirrur nga Partia Demokratike, simpatizantët opozitarë kanë nisur të mblidhen pranë selisë blu, në pritje të tubimit që pritet të nisë në orën 17:00.
Mes tyre, një protestues ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe mediave, teksa është shfaqur në ambientet e selisë së PD-së i veshur me një xhaketë me mesazhe kundër qeverisë dhe me plis në kokë. Ai ka hyrë në oborrin e selisë duke thirrur vazhdimisht: “Rama diktator!”
Pamja e tij dhe simbolika e veshjes janë interpretuar si shprehje e revoltës dhe pakënaqësisë ndaj qeverisjes aktuale, në një ditë që pritet të shënojë një tjetër protestë të fortë të opozitës në Tiranë.
