Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht dhe drejtuesi politik në Qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me demokratët në Milot, së bashku me deputetët znj.Elda Hoti, z.Kastriot Piroli dhe Kryetarin e PD-së Kurbin, z.Edmond Shkoza.
Në postimin e tij në Facebook, Gjekmarkaj shprehet se demokratët dhe qytetarët e Milotit përballen me mungesën e punës, mungesën e shërbimeve imediate, tregun në gjendje skandaloze dhe braktisjen totale nga Bashkia e Kurbinit.
Gjithashtu Gjekmarkaj thekson se ‘një klimë të re ka inspiruar fitorja e Donald Trump në Amerike, rezolutat e CDI-së dhe PPE-së në favor të PD-së, integriteti i Gjyaktës së Strasburgut dhe mbi të gjitha liria e Sali Berishës si një kauzë e së vërtetës, politikës dhe e moralit e fituar!’
