Në Gjykatën Speciale në Hagë u zhvillua dita e pestë e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Avokatja e Jakup Krasniqit kërkoi nga trupi gjykues shpalljen e tij të pafajshëm për të gjitha akuzat.
Sipas mbrojtjes, Krasniqi ndodhet në paraburgim prej 1.926 ditësh dhe, duke qenë 75 vjeç, duhet të lejohet të rikthehet pranë familjes për të kaluar vitet që i kanë mbetur.
Avokatja theksoi se, sipas saj, provat nuk mbështesin akuzat e ngritura dhe se vendimi i vetëm i drejtë do të ishte lirimi i tij nga të gjitha akuzat.
