Mblidhet sot Kuvendi/ Kalon për votim rezoluta anti-korrupsion, ja çfarë pritet të bëjë opozita

Data

Projekt-rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga kryeministri Rama, pavarësisht skepticizmit të opozitës kalon sot në Kuvend për miratim. Rezoluta anti-korrupsion u fut në rend dite vetëm më votat e mazhorancës gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ndërsa opozita abstenoi pasi është skeptike për funksionimin e këtij mekanizmi të ri.

 Kjo projekt-rezolutë synon të rrisë sundimin e ligjit, luftojë korrupsionin dhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Miratimi i kësaj rezolute në parlament kërkon një shumicë të thjeshtë votash, çka do të thotë se mazhoranca mund ta miratojë lehtësisht vetëm me votat e saj. Pas miratimit të rezolutës mes palëve pritet të nisin diskutimet për ngritjen e një komisioni të posaçëm, që do të monitorojë punën e institucioneve, përfshirë edhe ato të drejtësisë për luftën kundër korrupsionit, të rekomandojë  propozojë ndryshime ligjore në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Kuvendi mblidhet sot në 13:00, ndërsa pas javës së gjelbër ligjvënësit do diskutojnë edhe për problematikat e evidentuara në zonë gjatë takimeve me qytetarët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related