Policia ka shoqëruar rreth 40 persona pas protestës së opozitës që u zhvillua sot në Tiranë dhe zgjati më shumë se tre orë.
Sipas përfaqësuesve të Partisë Demokratike, numri i të shoqëruarve është mbi 40, ndërsa autoritetet pritet të japin një bilanc zyrtar për masat e ndërmarra.
Protesta nisi para Kryeministrisë me fjalime politike dhe më pas u tensionua, ku në disa momente u hodhën molotovë dhe mjete piroteknike drejt godinës. Më vonë, një pjesë e protestuesve u zhvendos drejt Kuvendit, ku pati përplasje me forcat e rendit.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën, duke argumentuar se ndërhyrja u bë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Situata në kryeqytet është qetësuar, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të përfshirë në aktet e dhunës.
