Bëhet fjalë për Irisa Puca dhe Adrian Korriku, ndaj të cilëve gjykimi u zhvilluar me rregullat e gjykimit të shkurtuar dhe GJKKO me trup gjykues Flora Haredinaj, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri vendosën shpalljen fajtor dhe dënimin për të dy me 6 vjet e 8 muaj burg.
Irisa Puca: Fajtor për “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, e dënuar me 10 vjet burg për mashtrimin dhe 2 vjet burg për grupin kriminal. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj u ul në 6 vjet e 8 muaj burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga 08.11.2022 në burg të sigurisë së lartë.
Adrian Korriku: Fajtor për “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, i dënuar me 10 vjet burg për mashtrimin dhe 2 vjet burg për grupin kriminal. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 6 vjet e 8 muaj burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga 08.11.2022 në burg të sigurisë së lartë.
Ata ishin pjesë e një rrjeti që ka mashtruar qytetarë në vende të ndryshme të Evropës përmes call-center-ave me “investime në bursë” dhe platforma financiare mashtruese online, me një dëm që përllogaritet miliarda euro.
