Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi ka komentuar në një program televiziv edhe martesën e së njëjtës gjini të celebruar në bashkinë e Tiranës ditën e djeshme.
‘Besojmë tek familja. Kemi denoncuar çdo politikë që diskriminon familje. Ky sulm ka kohë që ka nisur. Jo thjesht kjo e bashkisë Tiranë, por edhe propozime ligjore. Që nga prindi 1 prini 2, surrogacia, birësimi i fëmijëve nga prindër të së njëjtës gjini. Nuk duhet të ngatërrojmë diskriminimin me promovimin e modeleve. Konstitucioni shpirtëror i yni është tradicional. Jemi për mos diskriminim. Godet në zemër familjen dhe shoqërinë, e bjerr shoqërinë. Ka një rezistencë shumë të madhe. Mos të ngatërrojmë fjalën konservator me fjalën arkaizëm. Jemi konservator të parimeve të larta në mbajtjen drejt të kombit’, tha Boçi.
