Marrëveshja/ Si mund të përfitojë një shqiptar pension nga Italia?

Data

Qytetarët shqiptarë që kanë jetuar dhe punuar në Itali për një periudhë të caktuar kohe, tashmë mund të përfitojnë pension nga shteti italian, në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë që ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2025. Kjo marrëveshje sjell një risi të rëndësishme për të gjithë ata që kanë kontribuar në sistemin e sigurimeve shoqërore të të dy vendeve, duke i dhënë fund një boshllëku ligjor që për vite me radhë i ka penalizuar shumë emigrantë. në Shqipëri, mund të përfitojë pension nga të dyja vendet, edhe pse nuk ka arritur kufirin minimal të viteve në asnjërin shtet në mënyrë të veçuar. Falë marrëveshjes, këto vite bashkohen në mënyrë figurative për të përmbushur kriteret që kërkon ligji i secilit vend, pa pasur nevojë për transferim financiar të kontributeve nga një sistem në tjetrin.

Për të përfituar pensionin italian, qytetari duhet të ketë qenë i punësuar në mënyrë të rregullt, të ketë paguar kontribute në Institutin Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore i Italisë dhe të ketë mbushur moshën ligjore për pension, që aktualisht në Itali është 67 vjeç. Ndërkohë, në Shqipëri mosha e pensionit është 65 vjeç për burrat dhe rreth 61 vjeç e 10 muaj për gratë, për vitin 2025. Vitet minimale të nevojshme për të përfituar pensionin janë 20 për Italinë dhe 15 për Shqipërinë, por falë marrëveshjes, edhe ata që nuk i plotësojnë këto kufij në një shtet të vetëm, mund ta bëjnë këtë përmes totalizimit të periudhave të sigurimit.

Procesi i aplikimit është relativisht i thjeshtë dhe mund të bëhet si në Itali, ashtu edhe në Shqipëri. Qytetarët që jetojnë në Itali mund të drejtohen pranë Institutit ose pranë patronateve që ofrojnë asistencë pa pagesë për procedurat e pensionit. Ndërkohë, ata që jetojnë në Shqipëri mund të paraqiten pranë zyrave të Unionit Italian të Emigrantëve në Tiranë, Durrës, Vlorë apo Shkodër, të cilat kanë akses të drejtpërdrejtë në sistemin italian dhe bashkëpunojnë ngushtësisht me Institutin e Sigurimeve Shoqërore Shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related