Opozita e bashkuar firmos marrëveshjen për krijimin e një “Federate”, ku pjesë do të jenë “Rithemelimi”, Partia e Lirisë, PR e Fatmir Mediu, PAA e Agron Dukës etj,.
Sipas gazetarit të News24, Fatmir Mediu dhe Agron Duka ditën e djeshme, kan njoftuar edhe Lulzim Bashen për platformën e tyre te bashkimit te opozitës ne një “federate”.
Deri me tani Lulzim Basha nuk ka kthyer asnjë përgjigje për propozimin qe ka ardhur nga aleatet historik te Partisë Demokratike.
Marrëveshja e sotme parashikon institucionalizimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar, sipas parimit “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”, ku përfshihen të gjithë faktorët politikë parlamentarë dhe relevant opozitar, të cilët marrëdhënien dhe bashkëpunimin opozitar, e cmojnë si detyrim dhe jo marrëveshje që fuqizojnë qeverinë dhe antikushtetutshmërinë.
Federata e Opozitës së Bashkuar ka shpallur edhe prioritetet që janë, “garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, përmes realizimit të një Reformë Zgjedhore kuptimplotë dhe për adresimin e të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it, që siguron një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, si dhe nevojën për të koordinuar përpjekjet për rikthimin e pluralizimit dhe demokracisë funksionale”
