Gazetari i njohur, Fatos Mahmutaj, i cili ishte i pranishëm dhe u plagos në bulevard thjesht në punën e gazetarit gjatë ngjarjeve tragjike të 21 janarit 2011, ka folur me ashpërsi mbi atë protestë të përgjakshme. Ai thekson se raporti i SHKB-së fliste për 137 qytetarë të plagosur me armë zjarri, përveç katër të vrarëve, duke e bërë numrin total të të goditurve me armë 141 njerëz. Mahmutaj beson se kjo shifër nuk ishte rastësore, pasi Berisha kishte plan të vriste edhe më shumë njerëz, madje duke inskenuar futjen e një automjeti Mercedes në portën e Kryeministrisë si kurth për protestuesit.
Sipas tij, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e konsideronte Kryeministrinë si “pronë të tij personale,” tani po përpiqet me çdo kusht t’i shmanget verdiktit të drejtësisë për këto krime. Po ashtu, z. Mahmutaj thekson për “Abc News”. se udhëtimi i z. Berisha në Brazil, një ditë pasi u thirr në SPAK, cilësohet si zgjedhja e “rrugës më të gabuar dhe më infatile” për t’i shpëtuar përballjes. Gazetari zbulon se Berisha u përball me prova të reja, pasi ekspertët amerikanë kanë rikuperuar thuajse të gjithë serverin e Kryeministrisë, i cili përmban “të gjitha të vërtetat e 21 janarit”.
Serveri, i lidhur me kamerat dhe mikrofonat në të gjithë hapësirën e Kryeministrisë, shton ai, tregon edhe atë që ka dhënë urdhrin. Ndërkohë ai thotë se Berisha u pyet në SPAK si person nën hetim me status të qartë, pra si i pandehur, dhe doli i shqetësuar pas ballafaqimit. Për këtë arsye, Mahmutaj paralajmëron se Berisha nuk do t’i shpëtojë verdiktit, pasi përballet me akuza të rënda si organizatori i vrasjeve të 21 janarit. më poshtë po pasqyrojmë intervistën e z. Mahmutaj.
