“Luftëtarë” me eksperiencë/ Kush janë 5 lojtarët e Kombëtares që do të jenë për herë të dytë në Europian

Data

“EURO 2016” dhe “EURO 2024”, janë dy pikat më të larta për futbollin shqiptar:

Shqipëria rishkroi historinë, duke u kualifikuar për herë të dytë në finalet e Kampionatit Europian të futbollit.

“EURO 2016” dhe “EURO 2024”, janë dy pikat më të larta për futbollin shqiptar, rezultate të arritura fillimisht me trajnerin De Biazi dhe tashmë me Silvinjon.

Teksa ekipi i trajnerit brazilian është i mbushur me emra të rinj, janë 5 lojtarë të cilët do shkojnë në Gjermani me eksperiencë. Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Frederik Veseli dhe Sokol Cikalleshi kanë mbrojtur ngjyrat kuqezi në Europianin Francë dhe tani do duhet ta bëjnë për herë të dytë.

Pesë veteranët do të jenë eksperiencë e shtuar për përfaqësuesen shqiptare verën e ardhshme në Gjermani, ku shpresojmë që Kombëtarja jonë të bëjë sa më mirë.

Nga ana tjetër, Berat Gjimshiti është lojtari që edhe pse ka luajtur me ekipin e De Biazit, nuk u grumbullua në skuadrën që shkoi drejt Francës dhe këtë herë do ketë mundësi të realizojë ëndrrën e mbetur në mes.

Kujtojmë se në vitin 2016, ekipi u eleminua që në fazën e parë, atë të grupeve, ku arritën të shënonin vetëm një gol, ai kundër Rumanisë me autor Armando Sadikun.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related