“Luftë me mullinjtë e erës”, ekspertja zbërthen skenarët e Kurtit: Ja karta që po luan kryeministri

Data

Ekspertja e sigurisë Juxhina Gjonaj, në një studio televizive, deklaroi se retorika e Kurtit mbi “goditjen e korrupsionit dhe kundër oligarkëve duket si luftë me mullinjtë e erës”.

“Gjatë kësaj fushate, deri përpara shkurtit kemi patur mungesë të ofertës politike të Vetëvendosjes dhe duket që programi i partive të tjera sikur e zgjoi pak Kurti dhe filloi ky kalim nga demagogjia e Kurtit në një plan masash për të ardhmen e Kosovës. Në gjykimin tim, e gjithë retorika e goditjes së korrupsionit dhe kundër oligarkëve duket si luftë me mullinjtë e erës pasi harrojmë që vetë Kurti dhe partia e tij ishin në pushtet dhe nuk e di se me kë mund ta ketë këtë luftë kundër korrupsionit në të ardhmen”, u shpreh Gjonaj.

Ekspertja shtoi se “në mandatin e fundit të Kurtit ka një cedim në politikën e brendshme dhe të jashtme”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related