Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, komentoi protestën e djeshme në Tiranë dhe theksoi se opozita ishte plotësisht brenda të drejtave të saj kushtetuese për të protestuar. Ai bëri një deklaratë të fortë gjatë një emisioni televiziv, duke thënë se ai dhe disa protestues të tjerë ishin goditur me grushte nga forcat e policisë. Baçi e quajti veprimin e policisë si shkelje të ligjit dhe kritikoi ashpër mënyrën e veprimit të uniformave blu.
“U godita me grusht, por nuk isha vetëm unë, u goditën edhe shumë të tjerë. Policia është në shkelje të ligjit në mënyrë të dukshme,” tha Baçi. Ai theksoi se mënyra e përdorur nga policia për të shpërndarë protestuesit ishte e gabuar, duke e cilësuar thirrjen me megafon për “lirimin e rrugës” si të papërshtatshme.
