Një lokal në zonën e Urës së Dajlanit në Durrës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të vona të natës. Objekti rezulton të ketë qenë i mbyllur dhe jashtë funksionit prej një kohe të gjatë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në objektet përreth. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Sipas zjarrfikësve, shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë në rrjetin elektrik.
