Ligji për Arsimin e Lartë, Meta: ‘Rilindja’ kërkon të asgjësojë lirinë akademike

Data

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se “Rilindja” po synon me ligjin për Arsimin e  Lartë, të asgjësojë lirinë akademike.

Gjatë një konference për shtyp, Meta u shpreh se përmes projektligjit “Për Kërkimin Shkencor dhe Shkencën”, qeveria shkel hapur dhe cenon rëndë lirinë akademike dhe autonominë e institucioneve të arsimit të lartë.

Pasi uzurpoi me dhunë dhe kapi për fyti të gjitha institucionet e pavarura kushtetuese në vend, duke asgjësuar kontrollin dhe balancat e pushteteve, “Rilindja” i është turrur sëfundmi Arsimit të Lartë, për të asgjësuar edhe atë pak liri Akademike që mund të ketë mbetur.

Partia e Lirisë dënon me forcë përpjekjen e fundit të Kryeministrit Rama për të uzurpuar me dhunë botën akademike dhe për të patur tërësisht nën kontrollin e vet edhe kërkimin shkencor, përmes projektligjit “Për Kërkimin Shkencor dhe Shkencën”, deklaroi Meta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related