“Nisma Thurje” ka kërkuar anulimin e ligjeve që janë sponsorizuar nga biznesmenët.
I ftuar në një studio televizive, Pano Soko u shpreh se lobimi i vetëm që ne njohim në Shqipëri është korrupsioni dhe se dyfishimi i parave në ekonomi dhe buxhet janë marrë nga një grup i vogël njerëzisht që ne i cilësojmë si oligarkë.
Sipas Sokos, ‘Nisma Thurje’ po kërkon të ndërtojë një paketë që përfshinë ndryshime në ligj ku marrëzia që të pasurohen vetëm të varfrit të marrë fund.
“Lobimi në Shqipëri nuk është i ligjshëm sepse lobimi i vetëm që njohim është korrupsioni. Dje kur përmendja këtë gjë kujtova se para dy javësh kryeministri tha se ekonomia shqiptare nga 2013 deri sot është dyfishuar dhe ka të drejtë, po këto para kush i ka marrë.
Ekonomia është rritur dyfish dhe buxheti po ashtu, pra dhe pensionet duhet të ishin dyfishuar, po ashtu dhe pagat tona, dhe pagesat për invalidët, etj etj. Por çfarë ndodh nëse ti i futesh analizës së ekonomisë ti shikon se pensionet janë rritur me 23-25%, pra nuk janë dyfishuar dhe 40% pagat po kush i ka marrë këto lekët e tjera, pra këto lekët janë marrë nga një grusht i vogël njerëzisht që ne në të përditshmen tonë i quajmë oligarkë.
Ata nuk vjedhin lekë nga banka por përmes lugjeve që porosisin dhe paguajnë i marrin me ligj, dhe ato që ne përmendim janë një sërë ligjesh që kanë ndihmuar këta oligarkë të marrin paratë.
Në dosjen e Ilir Metës dilte se Samir Mane kishte porositur Metën për një ligj ku i jepte në këmbim një vilë. Pra Ilir Meta me Samir Manen kanë pasur marrëdhënie sepse Mane ka porositur një ligj, Meta ja ka marrë përsipër dhe në këmbim ai i ka dhënë një vilë dhe pse nuk është realizuar deri në fund transaksioni, pra ti më ndrysho ligjin unë të jap një vilë.
Tani këto ligje japin tokat më të mira në bregdet, fushë, mal, por s’ke pse i jep me ligj, le të jepen me projekte. Ne do ndërtojmë një paketë që përfshinë ndryshime në ligj. Këto ligje do bëjnë të mundur që nga 10 pula të mos i hanë 9 Samir Mane, Kastrati me shokë dhe ne vetëm 1, por të ndahen për të gjithë.
Ligji ka favorizuar strukturat oligarkike, ne do çojmë një propozim në parlament dhe ajo do jetë lëvizja jonë në parlament sepse ka ardhur koha që kjo marrëzi që të pasurit të ultra pasurohen dhe të varfrit të ultra varfërohen të marrë fund.”
