Lefter Maliqi: Luftë e rrezikshme brenda PS, Balluku nën hetim por vijon detyrën – Rama nën presion

Data

Lefter Maliqi shprehet se situata në PS nuk është e qetë dhe se lufta brenda llojit është bërë shumë e rrezikshme.

Në një intervistë për News24, Maliqi u ndal te figurat që, sipas tij, priteshin të merrnin drejtimin e PS-së pas Edi Ramës, por që më pas përfunduan në burg, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ai përmendi gjithashtu zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila vijon detyrën pavarësisht se është marrë e pandehur nga SPAK për çështjen e tenderave të lidhur me tunelin e Llogarasë.

“Këtu është bërë baltë çdo gjë. Tuneli i palloshit 50 mln euro dhe nuk ka reagim. Edhe socialistët e kanë kuptuar dhe duan rrotacion politik por po presin opozitën. Tahiri, ish-ministri që mbushi me drogë Shqipërinë me urdhër të Ramës u fut në burg, njëjtë edhe Veliaj.

Na doli një “zonjë e hekurt” që u mor e pandehur nga SPAK dhe vazhdon e qetë detyrën. I thotë palloshit të gjatë vërtetë jam femër por jam dhe burrë dhe I ka bërë presion të drejtë për drejtë që nuk më shkarkon dot.

Pakënaqësi masive brenda PS dhe luftë brenda llojit. Duhet protesta të fuqishme nga PD”, tha Maliqi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related