Kuvendi i jep 500 mijë euro komisionit “Xhafaj”/ Pagat e ekspertëve deri në 8 mijë euro, zbardhen emrat

Data

Byroja e Kuvendit të Shqipërisë do t’i japë 500 mijë euro të ashtuquajturit komisioni Anti-Korrupsion që drejtohet nga ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ka qenë vetë Fatmir Xhafaj që i ka kërkuar Kuvendit shumën prej 500 mijë eurosh, duke paraqitur një listë me 91 ekspertë, që do të kenë 3 nivele pagash, e që shkojnë deri në 8 mijë euro.

Niveli i parë i ekspertëve të nivelit të lartë, ka 30 emra. Ata do të marrin 3 paga bruto të një këshilltari, ose e thënë ndryshe rreth 8 mijë euro.

Niveli i dytë, prej 11 emrash, do ta marrin nga 2 paga të një këshilltari në Kuvend, ose 5 600 euro.

Sekretariati teknik i përbërë nga 15 vetë, dhe 12 ekspertë të nivelit të tretë do të marrin për punën pranë këtij komisioni, 2 800 euro.

Por lista nuk përfundon këtu. Pasi pjesë e këtij komisioni janë edhe ata që konsiderohen si “ekspertë të huaj”. Janë 23 të tillë që do të paguhen 5600 euro secili. Por, ajo që vihet re nga emrat është se “ekspertët e huaj”, rezultojnë të jenë shqiptarë me banim jashtë vendit.

Kujtojmë se opozita i ka bojkotuar mbledhjet e këtij komisioni, pasi e cilëson si një lëvizje të mazhorancës për të ndërhyrë në punën e SPAK, pas arrestimeve që Prokuroria e Posaçme ka bërë në radhët e socialistëve.

Gjithashtu, edhe të gjitha institucionet e drejtësisë refuzuan të dërgonin ekspertë tek komisioni i Fatmir Xhafajt, përveç Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Lista me 91 emrat e Fatmir Xhafajt

NIVELI I PARË – EKSPERTËT E NIVELIT TË LARTË

Shtylla I
Ekspert GENL 1
3 paga me 100% të pagës bruto mujore për pozicion të keshilltarit

1- Klesta Hysi
2- Eralda Methasani
3- Geron Kamberi
4- Migena Leskoviku
5- Endri Teta
6- Olta Milova
7- Aranita Brahaj
8- Marsel Ukmani

Shtylla 2
Ekspert GENL 1
3 paga me 100% të pagës bruto mujore për pozicion të keshilltarit

9- Jonida Rystemaj
10- Enkeleda Olldashi
11- Eda Nocka
12- Mirela Miti
13- Ledjon Shahini
14- Ilda Mucmataj
15- Nada Dollani
16- Skerdian Kurti
17- Monika Canco
18- Ened Topi

Shtylla 3
Ekspert GENL 1
3 paga me 100% të pagës bruto mujore për pozicion të keshilltarit

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related