“Ku i gjen paratë?”/ Adriatik Lapaj zbulon shifrat për financimin e partisë dhe sa lekë hedh vetë: Jam i vetmi që…

Data

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ishte i ftuar ditën e sotme në një emisionin televiziv të moderuar nga Sidorela Gjoni. Ndër pyetjet që i’u drejtuan ishte dhe pyetja se nga financohej partia e tij, ku lapaj nuk nguroi të përgjigjej.

Ai tregoi hapur shifrat me të cilat financohet partia e tij.

Ku i gjen paratë?

10 mijë euro në muaj mesatarisht marrim nga mbështetësit, online nga cdo cep i botës, me këto para paguajmë kamerat, naftën, etj.

Sa lekë hedh ti në muaj?

Financoj dhe unë 500 euro, 300 euro dhe ka pas raste dhe 1000 euro. Unë paradite jam në Gjykatë, jam i vetmi njeri që merret me politikë në këtë vend që vete e punon në profesionin e tij, pa e lënë punën e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related