Kryeministri Rama mbledh të martën Asamblenë Kombëtare të PS, ja çfarë pritet të diskutohet

Data

Ditën e nesërme, më 11 qershor Partia Socialiste do të thërrasë Asamblenë Kombëtare.

Në fokus mësohet se janë zgjedhjet e përgjithshme në parti.

Në agjendë mësohet se mbledhja do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe më pas do të vijojë me raportimet e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve në parti.

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në parti, Blendi Klosi.

Miratimi i Projekt Vendimit “Për thirrjen e Kongresit Zgjedhor të Partisë Socialiste”.

Miratimi i Projekt Vendimit “Për propozimin dhe përgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS”.

Miratimi i Projekt Vendimit “Për propozimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të Komisionit të Garancive Statutore e Etikës të PS”.

Të ndryshme”, thuhet në agjendë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related