Kryetari i PS-së, Edi Rama mbledh sot në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit e qarqeve. Mësohet se në fokus të takimit do të jetë përgatitja për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, si edhe fushata për votën e diasporës.
Vota e diasporës ka zënë një vend të rëndësishëm në strategjinë e Partisë Socialiste, me kryeministrin Rama i cili ka zhvilluar një sërë takimesh me shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit. Kujtojmë se më 11 janar nis regjistrimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë për t’u bërë pjesë e procesit.
