Thiago Motta, trajneri i Juventus-it, ka komentuar për DAZN barazimin 2-2 kundër Venezias:
“Faza e metrave të fundit është më e vështira për t’u përmirësuar. Duhet më shumë kohë, aty bën diferencën dhe aty duhet të mendosh shumë më shpejt, me ndryshim ritmi.
“Kemi bërë mirë kur kemi gjetur hapësirë, ndërsa ka vështirësi kur takojmë ekipe që lejojnë më pak hapësirë si Venezia”.
– Si i komentoni fërshëllimat e publikut?
“Mendoj se është normale, zhgënjimi ekziston nga ana e të gjithëve. Para së gjithash lojtarët, sepse ata e dinë që ne mund të bëjmë më mirë, duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të ndryshojmë historinë duke filluar nga ndeshja tjetër. Kemi më shumë vështirësi kur duhet të marrim iniciativën, sot kaluam në avantazh, por nuk arritëm ta mbyllnim”.
