Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

Data

Ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshit, i është sekuestruar celulari me urdhër të SPAK.

Sekuestrimi i celularit i është bërë pasi ka dyshime se është i përfshirë në krime zgjedhore. Megjithatë, nuk ka masë sigurie ndaj tij.

Raportohet po ashtu se po ushtrohen kontrolle nga Byroja Kombëtare e Hetimit së bashku me Policinë e Shtetit, me urdhër të SPAK, në Kavajë, ku deri më tani janë sekuestruar 9 celularë.

Hetimet po ndiqen nga prokurori i posaçëm Edvin Kondilli.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related