KQZ zyrtarizon garën e 9 nëntorit, tre parti në fushatë për 5 bashki

Data

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në seancën e sotme regjistrimin e tre partive politike për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë e vendit në 9 nëntor.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi miratoi regjistrimin e PS-së, Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe Lëvizjes Shqipëria Bëhet për zgjedhjet në bashkinë e Matit, Cërrikut, Beratit, Tepelenës dhe Vlorës.

Po ashtu në seancën e sotme janë miratuar edhe disa prej elementëve që do të ketë fleta e votimit për zgjedhjet në këto pesë bashki.

“Miratojmë disa prej elementëve përmbajtësor të cilët do ti ketë fleta e votimit për zgjedhjet e pjesshme në bashkitë Mat, Cërrik, Tepelenë, Berat dhe Vlorë”, u shpreh Celibashi.

Çështjet e rendit të ditës të miratuara në seancën e sotme: 

1. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Socialiste e Shqipërisë”, me Kryetar Z. Edi Rama, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore, të datës 9 nëntor 2025”.

2. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore, të datës 9 nëntor 2025”.

3. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike politike “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore, të datës 9 nëntor 2025”.

4. Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Shkurt Ndue Lasku, kandidat i listës shumemërore të Partisë Socialdemokrate, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

5. Projektvendim “Mbi miratimin e disa elementëve përmbajtësorë të fletës së votimit, për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në disa njësi të vetëqeverisjes vendore, të datës 9 nëntor 2025”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related