Gjatë procesit në KPK, Kasajt, i cili u hetua fillimisht vetëm për kriterin e pasurisë dhe më pas për dy kriteret e tjera, iu vunë në dukje disa transaksione të komplikuara dhe mungesë burimesh për të mbuluar pasurinë. Komisioni, që i kishte kaluar prokurorit barrë prove për deklarim të rremë dhe mungesë burimesh financiare, pati analizuar se përfshirja e prokurorit në këto transaksione kishin sjellë “cënim të besimit të publikut te drejtësia”. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë e Vetting-ut, lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që pati shkarkuar nga detyra prokurorin e Gjirokastrës Emror Kasaj, më datë 09.05.202, pas hetimit në të tri kriteret e rivlerësimit.
Emror Kasaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si oficer i Policisë Gjyqësore. Prej vitit 2015, ai ushtronte funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, vendosi dje unanimisht lënien në fuqi të vendimit nr. 529, datë 09.05.2022 të KPK-së.
