‘Korrupsioni pasiv’, GJKKO dënon me 3 vjet burg ish-zyrtarin e burgjeve

Data

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dënuar me burg dhe shërbim prove dy persona të akuzuar për korrupsion.

GJKKO ka dënuar me një vit burg Arben Tushën, që do e vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme. Po ashtu, të pandehurit Arben Tusha, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjet.

Ndërsa shtetasi Ded Ndoj është dënuar me 16 muaj shërbim prove.

Sipas GJKKO, Ded Ndoj, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne funksione publike”, ndërsa Arben Tusha, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,

NJOTIM PËR MEDIAT:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 167 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve Ded Ndoj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne funksione publike” parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal dhe Arben Tusha, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Irena Gjoka dhe Flojera Davidhi me vendimin Nr. 75, datë 11.12.2024 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Avdi Tusha, për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Arben Avdi Tusha, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht 2 (dy) vite burgim.

3. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Arben Avdi Tusha në një burg të sigurisë së zakonshme.

4. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Arben Avdi Tusha, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjet.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ded Ndue Ndoj, për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne funksione publike” parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related