Sipas Abilekajt, kjo qasje ka ndërtuar një realitet të manipuluar ku edhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit ndjek një skenar të përgatitur nga vetë Rama në bashkëpunim me drejtues të institucioneve të drejtësisë si SPAK.
Ai paralajmëron se prapa çdo goditjeje të bujshme që duket si “luftë ndaj korrupsionit”, mund të fshihet thjesht një ‘kurban politik’ për të përmbushur axhendën e integrimit evropian.
“Mendoj që Rama duke kontrolluar të gjitha pushtetet, duke qenë një njeri që ka paranojat e një autokrati, pasi kontrollon të gjitha pushtetet fillon të vuajë nga paranoja, mendon dhe vendos të bëhet kryetar i çdo lozhe që ekziston në Shqipëri. Kryetar i lozhës së krimit, kryetar i lozhës së biznesit, i lozhës së drejtësisë, i lozhës politike, etj-etj. Dhe duke e bërë këtë ai e ndërton një imazh të Shqipërisë, ashtu siç e do vet.
E ndërton një imazh të lozhës së drejtësisë, ashtu siç e do ai, të krimit po ashtu. Dhe kur sulmohet krimi, sulmohet sipas një skeme që e përcakton ai, bashkë me drejtësinë dhe bashkë me policinë. Sepse është ai që e kontrollon. Ne shohim spektaklin që bën SPAK-u sot që na tregon BE që është i vetmi që po punon në fillim, e dëgjuam dhe dje tek mbledhja e komitetit të stabilizim asociimit, që po lufton shumë SPAK-u në Shqipëri, po bën namin. Duhet mbështetur, që nuk duhet të ketë influencë politike.
