Analisti Arion Sulo ka deklaruar se qëllimi i mazhorancës për ngritjen e Komisionit parlamentar “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” i drejtuar nga deputeti socialist Fatmir Xhafa, ka si qëllim ti bëhet presion SPAK dhe atyre që mbështesin këtë institucion.
Në një emision televiziv, Sulo theksoi se, “ditët e fundit ka pasur një reagim i koordinuar më parë mes institucioneve duke i thënë “JO” komisionit Xhafaj. Këto reagime janë kuptuar që në momentin kur ato dhanë përgjigje në të njëjtën kohë”.
Në gjykimin e tij, Sulo argumenton se ishte një ndikim i ndërkombëtare , më së shumti nga SHBA që këto institucione që përfaqësojnë pushtete të ndara nga legjislativi të mos shkojnë në komisionin që është në vari të Fatmir Xhafës.
Sulo deklaroi që drejtësia do konsensus dhe nga ana e opozitës sepse janë ligje dhe institucionet që do jetojnë më shumë se 50 vite
Është absurde theksoi ai që të ngresh një komision me arsyen për e dhënë për vetërregullim, ku sipas argumentit të dhënë nga krerët e institucioneve që refuzuan të marrin pjesë thuhet që ky komision tenton të fusin dorën tek reforma në drejtësi.
“ Institucionet që e refuzuan janë të shqetësuar dhe kanë një hipotezë që po futet dorë në reformën në drejtësi dhe në të vetmin institucion që i krijon një bezdi kësaj qeverie. Pra për mendimin tim tani, qartazi është që do ti bëhet presion dhe SPAK dhe për pasoj atyre që mbështesin këtë institucion”, tha Sulo
