“Komisioni i së vërtetës”, Berisha: Ndan Shqipërinë nga bota e krimit shtetëror-qeveritar

Data

reu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se krijimi i komisionit të së vërtetës është rruga e vetme për të bërë radiografi, gjykatës e prokurorë kriminelë, sipas tij, të mos mund t’i fshehin qytetarëve shqiptarë krime të shëmtuara të deputetëve të tyre, ministrave të tyre, kryeministrit të tyre.

Berisha tha se vetëm krijimi i një komisioni të së vërtetës që do të jetë pjesë integrale e programit të PD. Ai shtoi se kjo do mund të ndajë në mënyrë përfundimtare Shqipërinë nga bota e krimit shtetëror-qeveritar të sotëm.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Këto janë disa të dhëna paraprake, të cilat i ekspozova, jo për të shuar kuriozitetin, dhe as për t’i përdorur për qëllime politike, por thjesht për t’ju informuar se si ky shtet është i kapur këmbë e kokë nga krimi dhe peng i tij.

Krijimi i komisionit të së vërtetës është rruga e vetme për të bërë radiografi, në mënyrë që Dumanër, Gjoka, gjykatës, prokurorë kriminelë të mos mund t’i fshehin qytetarëve shqiptarë krime të shëmtuara të deputetëve të tyre, ministrave të tyre, kryeministrit të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related