Klevis Balliu sulmon Ervin Salianji: “Në burg të bien flokët, atij i mbinë. Është jetik për pushtetin e Edi Rama”

Data

Deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të Ervin Salianji lidhur me garën për kreun e PD-së dhe kundërshtimin e rikandidimit të Sali Berisha.

I ftuar në një emision televiziv, Balliu ironizoi Salianjin me komente personale, ndërsa e akuzoi se po dëmton opozitën në një moment që, sipas tij, qeveria po përballet me skandale të mëdha.

“Në burg të bien flokët, jo të mbijnë. Nuk kuptoj pse duket kaq e çuditshme”, tha Klevis Balliu.

Ai deklaroi se Ervin Salianji është mbështetur vazhdimisht nga partia, duke kujtuar se ka mbajtur poste drejtuese dhe është favorizuar politikisht edhe kur, sipas Balliut, statuti nuk e lejonte.

“Partia e ka mbështetur. Ka qenë anëtar kryesie edhe pse nuk e lejonte statuti. Në primare e hoqëm dhe e emëruam drejtues politik. Kërkoi të largohej nga Korça në Elbasan, e çuam”, u shpreh ai.

Më tej, Balliu akuzoi Salianjin se po i shërben indirekt mazhorancës socialiste dhe kryeministrit Edi Rama.

“Figura të tilla janë jetike për pushtetin aktual. Ne sot mund të flisnim për 10 milionë euro që kanë shkuar për çokollata, por ja që po flasim për këtë”, deklaroi deputeti demokrat.

Sa i përket procesit për zgjedhjen e kryetarit të PD-së, Balliu mbrojti mënyrën si po zhvillohet votimi për rikonfirmimin e Sali Berisha, duke thënë se demokratët kanë të drejtën të zgjedhin formatin që dëshirojnë, përfshirë edhe referendumin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related