Komisioni Europian ka publikuar raportin lidhur me sundimin e ligjit në Shqipëri. Në raportin 29 faqesh evidentohet se “shqetësues mbeten tentativat për ndërhyrje dhe presion mbi sistemin gjyqësor nga zyrtarë publikë apo politikanë”. Ende nuk është implementuar sistemi i integruar elektronik i menaxhimit të çështjeve, ndërsa mungesa e burimeve financiare dhe njerëzore ndikon negativisht në cilësinë e drejtësisë.
“Sfidë mbetet dhe kohëzgjatja e procedurave dhe numri i madh i çështjet e mbartura ndërsa masat e mëtejshme për të rritur efikasitetin ende nuk janë zbatuar”, thuhet në raport. Numri i personave të hetuar, të ndjekur penalisht dhe të dënuar për korrupsion veprat penale është rritur gjatë tre viteve të fundit, ndërsa një ligj i fundit për amnisti ngre shqetësime”, vijon më tej raporti.
