Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me hetimet për Ngjarja e 21 Janarit, duke theksuar se disponon prova, por nuk do të zbulojë burimin e tyre, edhe nëse kjo i kushton lirinë.
Në një intervistë televizive, ai u shpreh se nuk do të dorëzojë më materiale pranë SPAK, duke shfaqur skepticizëm për mënyrën si po trajtohet çështja.
Sipas Hoxhës, ai ka dërguar prova që në natën e ngjarjes dhe në vijim, por ende nuk ka veprime konkrete nga drejtësia, pavarësisht se bëhet fjalë për një ngjarje me katër viktima në bulevard.
“Unë s’do tregoj burimin dhe e kam ndarë mendjen”, u shpreh ai, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së burimeve gazetareske.
Gazetari kritikoi gjithashtu qasjen e institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se lufta kundër pandëshkueshmërisë duhet të jetë më efektive dhe e barabartë.
Ai shtoi se, ndonëse ka mbështetur reformën në drejtësi, mbetet i pakënaqur me rezultatet konkrete në disa çështje të rëndësishme, përfshirë edhe hetimet për 21 Janarin.
Deklaratat e tij rikthejnë në vëmendje një nga ngjarjet më të rënda në historinë e fundit të Shqipërisë dhe ngrenë sërish pikëpyetje mbi ecurinë e drejtësisë për këtë çështje.
