“Kam frikë të dal”/ Qytetarja nga protesta për m*sakrën në Dobraç: V*anë djem nënash

Data

Pas a*entatit tragjik në Shkodër, ku humbën jetën tre persona dhe një tjetër u p*agos rëndë, opozita ka thirrur një protestë këtë të shtunë në orën 12:00 për të nderuar viktimat.
Mbështetës të opozitës dhe qytetarë janë mbledhur para bashkisë së Shkodrës për një marshim solidariteti kundër kriminalitetit.

Në këtë ngjarje, humbën jetën Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, Arlind Bushati, i cili ndërroi jetë në spital, dhe Flutura Basha, një kalimtare, ndërsa Bashkim Basha, bashkëshorti i Fluturës, mbeti i plagosur. Një qytetare, që ndodhej në protestë, shprehu zemërimin e saj kundrejt mosreagimit të qeverisë lidhur me ngjarjen në fjalë,ngriti shqetësime të mëdha për sigurinë në qytet dhe bëri thirrje për veprim nga autoritetet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related