Kabineti qeveritar do të japë llogari para Edi Ramës, kryeministri mbledh sërish “të vetët” në Tiranë…

Data

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sërish ditën e nesërme kabinetin qeveritar, ku mësohet se do të diskutohet dhe bëhet analiza e punës së çdo ministrie. Mësohet se secili prej anëtarëve të qeverisë do japë llogari para kryeministrit për ecurinë e reformave në ministrinë që drejton. Ashtu si mbledhja e kaluar e 24 korrikut, bëhet me dije se dhe ky takim do mbahet me dyer të mbyllura dhe “larg” mediave.

Ky format mbledhjeje vjen si pjesë e një vlerësimi të brendshëm për efektivitetin e qeverisjes dhe planifikimin e fazës së ardhshme të punës ekzekutive. Përgjatë javëve të fundit Rama ka nisur një “aksion” në rang vendor, ku pas dorëheqjeve të gjithë drejtorëve dhe kryetarëve të njësive bashkiake në të gjithë vendin, kërkoi që me urgjencë t’i jepet fund informalitetit dhe ndërtimeve pa leje. Si rrjedhojë kryeministri dha urdhër që të “pastrohen” të gjitha zonat ku biznesmenët kanë kryer ndërtime pa kriter, me qëllim për t’ia u dhënë këto hapësira publike qytetarëve. Kujtojmë se Partia Socialiste do të ketë 83 deputetë në Parlamentin e ardhshëm, teksa Rama e ka cilësuar këtë si në përgjegjësi të madhe. Ndërkohë, shumë prej ministrave aktual janë në dyshim nëse do të jenë sërish në detyrë në Shtator.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related