Ka kryer 23 operacione, drama e 11-vjeçares së lënë në mëshirë të fatit

Data

Ermira Lipo po përballet e vetme me të gjitha vështirësitë që i kanë rënë mbi supe.

Ka hequr dorë nga gjithçka dhe ka vetëm një qëllim, të kujdeset për Elonën, vajzën e saj, e cila në janar bëhet 11 vjeçe. Në trupin e Elonës janë kryer 23 ndërhyrje kirurgjikale, por ende ka nevojë për ndërhyrje të tjera.

“Jam nënë e dy fëmijëve, kam lindur një gocë me probleme. Vajza ime është 11 vjeçe dhe deri më tani ka bërë 23 operacione, goca nuk ecën”, u shpreh Ermira Lipo

Elona ka dëshirë të shërohet dhe të mund të bëhet mjeke në të ardhmen që të mund të ndihmojë të gjitha ata që ndodhen në vështirësi shëndetësore siç është ajo sot. Përpiqet të ndjekë mësimet në shkollën “Ardian Klosi” në Tiranë, por e ka të vështirë të mbajë mend dhe të qëndrojë gjatë.

“Ka shumë dëshirë të shkojë në shkollë, në aktivitete. mërzitet shpesh, ka dëshirë të luajë si shoqet e saj, më shprehet shpesh, mami pse je e mërzitur unë do bëhem mire. Goca ka shumë probleme, ajo është me pampres ka ilaçet e saj, i do të gjitha kushtet se është e paralizuar”, u shpreh Ermira Lipo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related