Kur Dragani dhe një grup i bashkëkombësve të tij serb mbërritën në Aeroportin Nikola Tesla të Beogradit në qershor të vitit 2023, ata paraqitën dokumentet si dëshmi se për muaj të tërë kishin punuar jashtë vendit për një kompani ndërtimore ruse.
E vërteta, megjithatë, është shumë ndryshe: Të gjithë po ktheheshin në atdheun e tyre nga fushëbetejat në Ukrainë, ku kishin luftuar në kuadër të njësisë sulmuese ruse, “Ujku”, pasi u ishin nënshtruar stërvitjeve të shkurtra ushtarake në një qendër stërvitore në periferi të Moskës
Ky grup është dëshmia e fundit për një sistem të fshehtë që ofron mbrojtje ndërkombëtare për shërbimet ushtarake të njerëzve nga Ballkani, të cilët shkojnë në vijat e frontit të luftës të vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës – një konflikt i gjatë që një dekadë, që nisi me aneksimin e Krimesë më 2014 dhe që më pas u zgjerua me pushtimin në shkallë të plotë, kur dhjetëra mijëra forca të rregullta ruse u dërguan përtej kufirit në shkurt të vitit 2022.
Edhe pse fotografitë e tyre shpesh janë publikuar (me fytyra të mbuluara) në Telegram, një platformë mjaft popullore në mesin e ushtarëve në të dyja palët, nuk ka pasur vlerësime të besueshme sesa serbë kanë luftuar përkrahë serbëve, dhe vullnetarë të tillë ngurojnë të flasin, veçmas për gazetarët perëndimorë.
Ministria e Brendshme e Serbisë, ajo e Jashtme dhe Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA) nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se sa qytetarë serbë aktualisht janë pjesëmarrës në konflikt.
Por, REL-i ka intervistuar njërin prej tyre lidhur me periudhën sa ishte mercenar, pasi e siguroi se do t’ia fshihte identitetin dhe nuk do të publikonte në detaje përvojën e tij tetëmujore si mercenar më 2022-23. “Dragani”, i cili kaloi dy muaj duke u stërvitur dhe gjashtë të tjera duke luftuar me kontratë në Ukrainë, u dha gazetarëve të REL-it dokumente dhe fotografi, që u lejoi atyre të verifikonin deklaratat e tij përmes burimeve të pavarura.
Historia e Draganit, sa i përmes mosbesimit te ndërmjetësit e dyshimtë dhe komandantëve, tregon se si serbët e joshur, pjesërisht nga dëshira “vëllazërore” po udhëtojnë për në Rusi për t’u stërvitur me nxitim për luftën dhe për t’u dërguar në fushëbetejë. Po ashtu ofron një pamje më të mirë sa u përket serbëve dhe shtetasve të tjerë të Ballkanit që janë në Ukrainë, premtimeve të shkelura dhe arsyeve të tjera që Dragani vendosi të mos kthehej në Rusi apo në llogore.
“Jeta e njerëzve është po aq e vlefshme për ta saqë ishte në kohën e [Josef] Stalinit”, tha Dragani për REL-in, duke përdorur si referencë një nga diktatorët më brutal dhe famëkeq sovjetik për të përshkruar përvojën e tij si mercenar. “Një biznes i madh, në të cilin njerëzit e zakonshëm vriten – të mobilizuar apo të paguar, pak ka rëndësi”.
