Ja si PS po përpiqet të kapë SPAK, dalin mesazhet “bombë” të Klotilda Bushkës me ish-kryetaren e KLGJ për të…

Data

Partia Socialiste po përdor të gjitha mjetet për të kapur Prokurorinë e Posaçme. “Ora News” ka publikuar ditën e djeshme disa mesazhe që pretendohet se janë gjetur në telefonin e deputetes së PS dhe kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka dhe Naureda Llagami, ish-kryetares së Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në këto mesazhe, kjo shprehet hapur se dëshiron të kapë Prokurorinë e Posaçme SPAK-un dhe GJKKO-në në dorën e saj. Klotilda Bushka është kushërirë e Ajola Xoxës dhe është nën hetim për pengim të hetimit të SPAK. Në mesazhet që i përkasin periudhës dhjetor 2023 dhe janar 2024, Llagami nuk e fsheh ambicien se këto dy institucione duhen shkatërruar si institucione nën shembullin e Kroacisë.

Në alternativë, ish-kryetarja e KLGJ-së kërkon medoemos që për shkak të faktit që Erion Veliaj dhe Klotilda Bushka e kanë emëruar në atë post, të mundet të paktën të ketë dikë brenda SPAK-ut, qoftë dhe në formën e OPGJ-së. Dhe pikërisht për të realizuar këtë “projekt” të saj, ajo ka gjetur të vëllanë e saj, Lurand Llagami. Në mos në nivelin “makro”, në nivelin “mikro” rezulton se Llagami, Bushka dhe Veliaj duan të kenë pushtet, apo autoritet të tyrin në SPAK! Dhe për këtë Llagami kërkon që i vëllai Lurand Llagami, të futet si OPGJ në SPAK. Për të kuptuar më shumë lexoni bisedat e mëposhtme të realizuar në aplikacionin “Signal”:

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related