Ja sa zyrtarë të korruptuar janë liruar pas pazarit Rama-Berisha, SPAK nxjerr shifrat dhe demaskon PS-në dhe çetën e “non-gratës”, zbardhen detajet nga skandali

Data

Pazari i arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit Sali Berisha sa i takon amnistisë penale duket se ka nxjerrë nga burgu edhe zyrtarë të përfshirë në afera korruptive. Edhe pse përfaqësues të mazhorancës socialiste dhe Rithemelimit e mohojnë një gjë të tillë, realiteti është krejt ndryshe dhe se gjithçka ata thonë është mashtrim. Ka qenë Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila ka dhënë detaje në lidhje me personat që përfituan pas miratimit të amnistisë penale, ndërkohë që demaskon Partinë Socialiste dhe çetën e “non-gratës”. Nisur nga rëndësia e ndikimit të ligjit nr.33/2024 “Për Dhënie Amnistie” në politikën penale të subjekteve e hetuara nga SPAK, është kryer një analizë e detajuar ku te dhënat janë rakorduar edhe me institucionet e tjera publike. Nga ky përditësim i analizës, thotë SPAK në një përgjigje për “Top Channel”, arrihet në përfundimin se janë rreth 40 persona të cilët mund të përfitojnë nga përjashtimi i dënimit dhe rreth 60 persona të cilët mund të jenë subjekt i përfitimit të uljes së dënimit sipas këtij ligji. Numri i personave të cilët janë liruar nga burgu si rezultat i uljes se dënimit është 15 persona. Ndërkohë është 1 person i cili ka përfituar ulje dënimi 1vit e 6 muaj burgim por vazhdon dënimin për pjesën tjetër te pa vuajtur të dënimit.

Detajet

Në mënyrë më të detajuar rezulton se:

• Referuar veprave penale të nenit 75/a paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, përjashtohen nga vuajtja e dënimit sipas nenit 3 të ligjit nr.333/2024 “Për Dhënie Amnistie” vetëm personat e dënuar për veprën penale të parashikuar në nenin 245/1 (Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik), të ndarë në vite si më poshtë:

• Për vitin 2023 janë 18 persona;

• Për vitin 2024 janë 22 persona.

Sqarojmë se në total janë 40 persona të cilat kanë përfituar nga amnistia e mësipërme pasi për sa i përket vitit 2021 dhe viti 2022, personat e dënuar për këtë vepër penale që përfitojnë ulje dënimi e kanë vuajtur tashmë dënimin e dhënë nga gjykata.

• Sipas nenit 5 të këtij ligji ku përcaktohen kriteret për përfitimin e amnistisë nga zbritja e dënimit, rezulton se:

Për vitin 2023 përfitojnë ulje dënimi 44 persona të dënuar si më poshtë:

• Të dënuar me burgim dhe të liruar nga burgjet janë gjithsej 10 persona dhe 1 person përfiton ulje për shkak të ligjit për dhënie amnistie por vazhdon vuajtjen e dënimit për pjesën tjetër të mbetur, pra gjithsej 14 persona që përfitojnë nga ligji i mësipërm.

• Të dënuar me kusht janë gjithsej 33 persona.

2.2 Për vitin 2024 përfitojnë ulje dënimi në total 16 persona të dënuar si më poshtë:

• Të dënuar me burg dhe të liruar nga burgu jane 5 persona.

• Të dënuar me kusht jane 4 persona.

• Të dënuar me orë pune janë 7 persona.

Reagon Ministria e Drejtësisë

Po sa i takon amnistisë penale, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë set ë gjitha përgjigjet do t’i japë ditën e enjte në Kuvend, në një interpelancë që ka kërkuar Partia Demokratike. Duke folur pas mbledhjes me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e SPAK, Altin Dumani, Manja deklaroi dje para mediave se nuk ka asgjë për të fshehur. “Të gjitha përgjigjet i marrin të enjten se më kanë thirrur në interpelancë! Është një nga ligjet më qëllim mira që janë miratuar në atë parlament, rreth 800 vetë janë bashkuar me familjet e tyre dhe të përshtaten me shoqërinë. S’ka asgjë për të fshehur në atë ligj, është një ligj që do duhet që parlamenti ta aplikojë sa herë të jetë e nevojshme”, deklaroi Manja.

Basha i përgjigjet Manjës

Ndërkohë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj ministrit Manja sa i takon amnistisë penale. Gjatë një konference për mediat, ai theksoi se Manja bën hipokrizi te SAPAK kur thotë “luftoni korrupsionin”, ndërsa flet për pazare. “Pse zoti Manja pret deri të enjten për përgjigjet? Ai është kapur me presh në duar, duke gënjyer. Ai nuk ka gënjyer nga halli, por planifikoi lirimin e dhjetrave deri në 100 të burgosur, të dënuar për korrupsion nga GJKKO. Manja bën hipokrizi te SAPAK kur thotë ‘luftoni korrupsionin’, por bëri pazare. Ata kërkojnë që t’u mbyllin gojën me kodin e heshtjes. Është atentat ndaj SPAK dhe reformës në drejtësi. Nuk është bërë me eksploziv dhe karikator, por me akt politik”, deklaroi ai. Më tej Basha theksoi se Manja u tregon prokurorëve se si të luftojnë korrupsionin, kur është vetë ai që ka liruar nga burgu të arrestuarit për korrupsion. Kjo sipas Bashës tregon se hipokrizia ka arritur kulmin. “Sa më shumë SPAK ka sukses në goditjen e korrupsionit, aq më shumë nxjerrim nga sirtarët projektet për t’i vënë shkopinj nën rrota, siç ndodhi pak më parë ku Manja u dha leksion prokurorëve të SPAK si duhet të luftojë korrupsionin. Tu tregosh këtë kur ke kërcënuar administratën të heshtë, qindra zyrtarë po japin dorëheqje, nuk ka më as aplikime për të nisur punë, tregon se hipokrizia ka arritur nivelet më të rrezikshme. Manja u tregon prokurorëve si të luftojnë korrupsionin, kur liron të arrestuarit për korrupsion. Nikolla e trajton Parlamentin si pronën e vet private, ashtu si Rama trajton shtetit. Rama shmangu dje interpelancën. Jemi para një komploti të planifikuar nga Rama por nuk mund të bëhet pa mbështetjen e aktorëve politikë, për të frenuar dhënien fund të pandëshkueshmërisë dhe për të ngushtuar fushën e veprimit të SPAK. Amnistia Penale, atentat ndaj Reformës në Drejtësi”, nënvizoi Basha dje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related