Ja propaganda e qeverisë me pensionistët, Rama mashtroi të moshuarit, në 12 vjet jo vetëm që nuk rriti pensionet por…

Data

Në 12 vitet e fundit, periudhë gjatë së cilës Edi Rama ka udhëhequr qeverinë, pensionistët shqiptarë janë përballur me një realitet të hidhur. Ndërkohë që propaganda qeveritare ka promovuar arritje dhe rritje të shumta, realiteti për këtë kategori ka qenë ndryshe. Pensionistët, ata që kanë punuar gjithë jetën për të kontribuar në zhvillimin e vendit, janë zhytur në një varfëri ekstreme. Pavarësisht premtimeve të shpeshta për rritjen e pensioneve dhe mbështetje për ata që jetojnë me pensione minimale, shifrat flasin ndryshe. Në vend që të shohin përmirësime, pensionistët kanë parë një rritje të pamjaftueshme të pensioneve, ndërkohë që çmimet e produkteve bazë janë rritur në mënyrë të pakontrolluar.

Kjo ka çuar në një humbje të fuqisë blerëse për këtë kategori, duke i detyruar ata të jetojnë në kushte të vështira, me shumë prej tyre që përballen me vështirësi të mëdha për të mbijetuar. Përmes një analize të thelluar të shifrave, t% bërë nga “Faktoje.al”, mund të shihet qartë se politika e “rritjes” së pensioneve ka qenë më tepër një mjet i propagandës, sesa një angazhim i vërtetë për përmirësimin e jetës së pensionistëve. Kjo kategori e shoqërisë ka mbetur e harruar dhe premtimet për përmirësimin e kushteve të jetesës janë realizuar vetëm në forma të pa mbajtura. Ky është një fakt që nuk mund të mohohet dhe një pasqyrë e hidhur e dështimit të politikave të qeverisë për të mbrojtur ata që kanë kontribuar për zhvillimin e këtij vendi gjatë gjithë jetës së tyre.

Artikulli i “Faktoje”

Në fushatën elektorale të qershorit 2013, teksa kërkonte votën e shqiptarëve për të ardhur në pushtet, Edi Rama angazhohej se përmes programit të rilindjes do të nxirrte të moshuarit nga varfëria. “Angazhimi ynë pensione dinjitoze për të nxjerrë të moshuarit nga varfëria.”, premtonte Rama në 2013. Një vit më vonë, pasi kish fituar mandatin e parë qeverisës, qeveria prezantoi reformën e re në pensione. Sipas kryeministrit Rama thelbi i reformës ishte pensioni dinjitoz. “Nuk mund të vazhdojë më, edhe 20 vjet, edhe 30 vjet të tjera, duke i konsideruar njerëzit që dalin në pension si qenie që thjesht duhet të mbijetojnë me një grusht lekësh…”, angazhohej Rama në 2014.

“Déjà vu”

Në prag të një viti zgjedhor Rama riktheu kartën e vjetër elektorale të rritjes së pensioneve. Qeveria ka nisur një fushatë informimi me pensionistët nga veriu në jug duke u premtuar të moshuarve rritje pensionesh. “Qëllimi është që të arrijmë të kushtëzojmë qeverinë me ligj që në përqindjen e rritjes ekonomike, kur ekonomia ka një rritje ekstra, pensionistët të jenë përfituesit e parë, dhe të ndahet kjo.”, premtoi kryeministri Rama në dalje të diskutimeve publike mbi rritjen e pensioneve fillimisht pa dhënë afate konkrete. Teksa kreu i qeverisë vijonte turin e takimeve me pensionistët në të gjithë vendin, në parlament u dorëzua buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm. Në dokumentin më të rëndësishëm të financave të shtetit, qeveria nuk ka parashikuar para për rritjen e pensioneve. Edhe në 2025 mbi 791 mijë pensionistët në të gjithë vendin do të përfitojnë vetëm indeksim dhe shpërblim fundviti. Referuar shifrave të projektbuxhetit, qeveria ka parashikuar 1.6 miliardë lekë si fond për indeksimin e pensioneve nga 4,1 miliardë që ishin të parashikuara këtë vit.

Pra, dy herë e gjysmë më pak se indeksimi i këtij viti që ishte në masën 4.1 %. Ndërkohë fondi për shpërblimin e ëdo fundviti ndaj pensionistëve është thuajse i njëjtë me atë të këtij viti. Në 2025 qeveria ka planifikuar 3,7 miliardë lekë në formën e bonusit, nga 3,6 të planifikuara këtë vit. Në këtë pikë, Rama u detyrua të jepte dhe afate kohore për rritjen e pensioneve. Premtimin që se përmbushi gjatë një dekade qeverisje, i njëjti kryeministër angazhohet ta realizojë katër vitet e ardhshme. “Jemi kujtuar që ditën e parë për këtë punë por nuk kemi mundësitë ta adresojmë seriozisht një rritje domethënëse të mbështetje për pensionistët sepse nuk na i ka lejuar ekonomia.”, sqaroi në një tjetër takim me të moshuarit kreu i qeverisë. Ky fakt krijoi pakënaqësi dhe për herë të parë në dhjetë vite qindra pensionistë u mblodhën në protestë përpara kryeministrisë. “Kanë nga 30 vjet që na mashtrojnë. Këto që kanë bërë këta s’quhen rritje pensionesh. Jetesa me këto pensione është tepër e vështirë.”, tha për “faktoje.al” Qazim Mesipi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related