Kryeministri Edi Rama është shembulli më konkret i pasurimit nga pushteti. Në vitin 2003, si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, nën një lum akuzash për leje ndërtimi klienteliste, deklaronte vetëm një apartament me vlerë 6 milionë lekë, ndërsa sot, sipas investigimit të “Plug”, pasuria e kryeministrit përllogaritet të ketë kapur shifrën 4 milionë euro, të paktën sipas qarkullimit vjetor për vitin 2023.
Pasuria e kryeministrit u shtua me bashkimin e pasurisë së bashkëshortes së tij Linda Rama dhe në vitin 2013. Pasuria e kryeministrit të sapozgjedhur dhe bashkëshortes së tij, deklarohej në 1. 4 milionë euro, e cila përbëhej kryesisht nga prona të paluajtshme dhe llogari bankare nga një raport i publikuar më herët, midis viti 2011 dhe 2013, kohë kur nuk ishte në pushtet dhe as kryetar bashkie, Edi Rama kishte shtuar një vlerë pasurie prej 290 mijë eurosh, e cila nuk justifikohej nga të ardhurat që ai dhe bashkëshortja deklaronin në atë kohë. S
htëpia e banimit në komunën Dajt në bashkëpronësi me bashkëshorten është deklaruar për herë të parë në vitin 2013 me vlerë 39,607,741 lekë dhe përbën zërin kryesor në shtesën e aseteve.
Dokumentet
Rama deklaron se ka dorëzuar në ILDKPKI dokumente shtesë si leje ndërtimi dhe dokumente mbështetëse për burimin e krijimit, por këto nuk janë bërë publike. Në tetor 2013, subjekti deklaron se ka një detyrim të pashlyer për shtëpinë ndaj shoqërisë së ndërtimit në shumën 12,056,241 lekë “në pritje të miratimit të një kredie bankare”. Kredia bankare me vlerë 80,000 euro është lëvruar më 22 tetor 2013, me afat shlyerje 10 vjet.
Ndërtimi i cilësuar si “Sarajet e Surrelit” është një tjetër hije dyshimi mbi pasurinë e çiftit kryeministror, pasi ky ndërtim me një sipërfaqe rreth 200 m2, sipas matjeve satelitore deklarohet të ketë kushtuar rreth 400 mijë euro, ndërsa për këtë objekt çifti kryeministror deklaronte se kishte paguar në vitin 2013 rreth 270 mijë euro, po pa specifikuar burimin e këtyre të ardhurave.
