Ja dy të dënuarit që iu gëzuan vetëm pak orë amnistisë penale, u arrestuan pasi dolën nga qelia, si e fundosi vendimi i drejtësisë italiane “Buzëderrin” dhe çfarë ndodhi me të riun që nuk hoqi dorë nga vesi

Data

Sokol Sinomati, i njohur ndryshe me nofkën ‘Buzëderri’, babai i të riut Gëzim Sinomati, që u vra në ballkonin e banesës së tij me snajper në janar të këtij viti në Vlorë, një atentat ende i pa zbardhur, është një nga të dënuarit i cili përfitoi nga amnistia penale, përfitoi lirinë ditën e mërkurë, (24 prill). Burime bëjnë me dije se ‘Buzëderri’ se ka lënë qelinë e burgut të Fushë-Krujës, por vetëm pak orë pas lirimit, policia e Vlorës e kanë arrestuar atë sapo ka hyrë në qytetin bregdetar. Raportohet se Sokol Sinomati ka qenë në shoqërinë e vëllait të tij. Ndërkohë, bëhet me dije se arrestimi i tij është bërë për shkak se ndaj tij ka një vendim të drejtësisë italiane, që e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, burg për organizatë kriminale e trafik ilegal emigrantësh. Burimet shprehen se urdhëri i drejtësisë italiane kishte pak kohë që ishte në dorë të policisë shqiptare, por nuk dihet pse nuk është ekzekutuar më parë, ndërkohë Policia e Vlorës ka ndërhyrë pasi Sinomati është liruar. Kujtojmë se mbi 100 efektivë police blinduan qytetin e Vlorës, mesditën e 9 janarit kur u varros djali i Sokol Sinomatit, për të garantuar sigurinë, pasi ky i fundit la burgun e Fushë-Krujës, për të përcjellë në banesën e fundit, të birin. Sokol Sinomanti, i njohur ndryshe me nofkën ‘buzëderri’, ish pjesëtarë i bandës së Gaxhait gjatë trazirave të 97-s, i larguar nga Shqipëria në 2017-n, ndodhej në burg, pas arrestimit të tij në 2021 në Belgjikë, për çështje droge. Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për një ngjarje në 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku.

Amnistia e liroi, hajduti i dënuari i kthehet vesit

Ndërkohë që amnistia penale fali me dhjetëra të burgosur duke i liruar pa përmbushur afatin e shlyerjes së dënimin, një i dënuar është ‘rikthyer’ pa kaluar 24 orë. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A. I., i cili la dje qelinë e burgut të Drenovës, por mesa duket nuk arriti të lërë pas tij edhe vesin e vjedhjes. Vetëm pak orë pas lirimit, ai ka arritur të pikasë një makinë tip “Ford Fiesta” që ishte lënë e ndezur pranë shkollës “Raqi Qirinxhi” në lagjen 18 të Korçës, dhe ka arritur ta grabisë teksa pronari ndodhej në një biznes aty pranë. Raportohet se i riu ka hyrë në mjetin e parkuar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit, ku policisë nuk i ka ngelur gjë tjetër ku pas denoncimit të pronarit të mjetit të bëjë këqyrjen e kamerave të sigurisë në internerarin që është menduar se ka kaluar i riu. Nga këqyrja e kamerave është dalluar mjeti tip ‘Ford Fiesta’ që kalonte në aksin rrugor Korçë – Pogradec deri në fshatin Luamalas më pas grabitësi i mjetit ka humbur çdo gjurmë edhe për policinë që tashmë është në kërkim të tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related